Cakolli: Sipas rezultatit aktual Nenad Rashiq hyn në Kuvend, Lista Serbe i merr vetëm 9 deputetë

by informim peje

Eugen Cakolli nga KDI në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se bazuar në rezultatin aktual, Nenad Rashiq do të futet si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Cakolli ka thënë se situata është e ngjashme sikurse pas zgjedhjeve të shkurtit, kur Rashiq kishte arritur të fitonte një mandat dhe Lista Serbe do të ketë vetëm nëntë.

banner

“Tani për tani, Rashiqi e ka një mandat, dhe praktikisht e ka të pamundur me e humbë”, ka thënë Cakolli.

Nga numërimi i mbi 90 % të votave të përgjithshme, Nenad Rashiq, ka marrë 3 mijë e 609 vota.

Ndërkohë në rezultat ende s’janë të përfshira votat me postë, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy