Viti 2025 me 18 vrasje në Kosovë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese

by engel

Gjatë vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar 18 vrasje, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës për periudhën janar–nëntor. Ky numër paraqet një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2024, kur u shënuan 17 vrasje, ndërsa në vitin 2023 ishin regjistruar 29 raste.

Avokati Skënder Musa vlerëson se vrasjet në pjesën e dytë të vitit 2025 kanë pasur motive më të rënda dhe rrethana të pazakonta, duke tronditur opinionin publik. Sipas tij, faktorë si gjendja e rëndë socio-ekonomike, problemet familjare, borxhet, fajdet, motivet pasurore dhe xhelozia kanë ndikuar në rritjen e rasteve.

banner

Musa thekson se, pavarësisht kritikave, dënimet në Kosovë për vrasje janë të ashpra dhe shpesh më të larta se në vendet e Bashkimit Evropian, por vetëm sanksionet penale nuk mjaftojnë për të parandaluar krimin. Ai apelon për masa alternative, përfshirë edukimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve.

Ndërkohë, eksperti i sigurisë Drizan Shala kërkon analiza të thelluara kriminologjike dhe vlerësim të përgjegjësisë institucionale, duke theksuar se çdo vrasje cenon drejtpërdrejt sigurinë dhe ndjenjën e stabilitetit te qytetarët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy