Ekspertët alarmojnë: Solarët rrisin trefish rrezikun e kancerit të lëkurës, kërkohet ndalim për të miturit

by informim peje

Përdorimi i shtretërve për nxirje ose solarëve rrit pothuajse trefish rrezikun për t’u prekur nga kanceri i lëkurës, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Science Advances, i cili për herë të parë shpjegon edhe mënyrën se si këto pajisje dëmtojnë ADN-në e qelizave të lëkurës.

Historia e Heidi Tarrit, një 49-vjeçare nga Çikago, është një shembull paralajmërues. Si adoleshente, ajo përdorte solarë disa herë në javë për të pasur një nxirje “si të famshmet”. Në të 30-at, vuri re një nishan të pazakontë në shpinë, që rezultoi të ishte melanomë, forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës. Edhe pse u diagnostikua herët, ajo ka kryer mbi një duzinë biopsish për heqjen e nishaneve të tjerë.

banner

Sot, vajza e saj 15-vjeçare sheh video në TikTok ku promovohen vijat e nxirjes, gjë që e shtyu Tarr të kontribuojë në studimin shkencor duke dhuruar një mostër të lëkurës.

Studiuesit analizuan të dhënat mjekësore të rreth 3000 personave që kishin përdorur solarë dhe i krahasuan me një grup tjetër të së njëjtës moshë që nuk i kishin përdorur. Rezultatet treguan se melanoma u diagnostikua në 5% të përdoruesve të solarëve, kundrejt 2% në grupin tjetër. Pas korrigjimit të faktorëve si mosha, djegiet nga dielli dhe historia familjare, u vlerësua se përdoruesit e solarëve kishin rreth 2.9 herë më shumë rrezik për melanomë.

Studimi zbuloi gjithashtu se melanomat tek përdoruesit e solarëve shfaqeshin shpesh në zona të trupit që zakonisht nuk ekspozohen ndaj diellit, si pjesa e poshtme e shpinës dhe vithet. Analiza e ADN-së së qelizave tregoi se melanocitet e tyre kishin pothuajse dyfish më shumë mutacione.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin, melanoma shkaktoi gati 60 mijë vdekje në botë në vitin 2022. Solarët klasifikohen në nivelin më të lartë të rrezikut për kancer, njësoj si duhani dhe asbesti.

Ekspertët kërkojnë ndalimin e përdorimit të solarëve, të paktën për të miturit. Mesazhi i Tarrit është i qartë: “Mos i përdorni”. Për ata që kërkojnë pamjen e nxirë, ajo rekomandon alternativa si kremrat ose spërkatjet artificiale për nxirje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy