PODUJEVË/ Vrasje në tentativë, dy persona të lënduar nga të shtënat me armë zjarri, arrestohen dy të dyshuar

by Nexhat

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se rreth orës 20:30 policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë.

Ajo konfirmoi se njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, “nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar”.

banner

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti, informoi Ahmeti.

“Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”, shtoi ajo.

*Fotografia ilustrim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy