Plagosja në Podujevë: Arrestohen dy të dyshuar

by Nexhat

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për plagosjen e dy personave që ndodhi sonte në Podujevë, në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësja e Policisë për rajonin Prishtinës, Flora Ahmeti.

banner

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”, deklaroi ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy