I dënuar në Lituani, arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova

by Nexhat

Një shtetas kosovar, i dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim nga autoritetet lituaneze, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit të Policisë Kufitare, arrestimi u bë nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës,. “Si rezultat i kontrolleve të përzgjedhura dhe verifikimeve në hyrje-dalje, me qëllim parandalimin e paligjshmërive në kufi dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar”.

banner

I arrestuari është identifikuar si B. K., 39 vjeç, banues në Kosovë. Nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vilnius, pasi Gjykata e Vilniusit e ka dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim.

“Sipas autoriteteve lituaneze, dënimi është dhënë për veprën penale “dëmtimi i papërfillshëm i shëndetit, kërcënimi për të vrarë ose për t’i shkaktuar një personi dëmtim të rëndë shëndeti, si dhe terrorizimi i një personi”, thuhet në njoftim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe në Lituani, po vijon procedurat ligjore për ekstradimin e 39-vjeçarit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy