VV kryeson me 72% të votave me postë, KQZ po i verifikon pakot me fletëvotime që kanë ardhur sot

by Nexhat

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave me postë të cilat janë tërhequr më 27 dhjetor.

Nga rezultatet e publikuara në faqen e KQZ-së, më së shumti vota ka fituar Lëvizja Vetëvendosje 72,20%. Pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 10,15 për qind.

banner

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka 9,56 për qind të votave, Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 3,90% të votave. Ndwrkohë, KQZ sot ka pwrmbyllur procesi e tërheqjes së votave tjera me postë të realizuara më w janar nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopengagë.

Këtë për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Mund t’iu konfirmoj se sonte (e hënë, 5 janar 2026, ora 20:00) në QNR ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860. Në ndërkohë, në QNR është duke u bërë vlerësimi dhe verifikimi i pakove me fletëvotime nga tërheqjet e realizuara më 2 janar nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë, nga ku janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, të cilat gjatë ditës së hënë, më 5 janar, janë sjellur në Kosovë. Pas vlerësimit dhe verifikimit, KQZ do të numëroj fletëvotimet e aprovuara. Gjithashtu, KQZ ka përmbyllur procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës. Më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime, të cilat, pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procedurave të njëjta, para numërimit”, tha Elezi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy