Anjeza për lidhjen jashtë BBVK-së: Mos i pëlqefsha, ka tjera!

by Nexhat

Klipi i debatit mes Fatlumit dhe Anjezës ka nxitur sërish diskutime brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.

Gjatë diskutimit, Fatlumi i kishte thënë Anjezës se po të ishte i dashuri i saj, do ta linte.

banner

Pas kësaj deklarate, Anjeza ka reaguar duke e cilësuar Fatlumin si të prapambetur, ndërsa ka folur edhe për lidhjen e saj jashtë shtëpisë

“Pra, unë e kam lënë shumë rehat. Një letër ma ka prurë. Jam shumë e kënaqur, jam shumë në rregull. Po besoj edhe ai është duke u kënaqur. Por mua nuk e di çfarë më është kapur frajeri. Edhe nëse më lë frajeri, nuk është fundi i botës”, ka thënë Anjeza.

Ajo ka theksuar se nuk lejon që askush ta nënshtrojë apo ta shkelë, duke shtuar se është e zonja të qëndrojë në mënyrën e saj.

“Veç thjesht unë jam goxha e zonja, nuk e lë të më nënshtrojë kërkush e as të më shkelë. Të pëlqefsha kështu, mirë, mos të pëlqefsha, ka të tjera sa të duash”, ka deklaruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy