DRENAS/ Situatë e rënduar- Ujë nëpër shtëpi e biznese, rrugë të pakalueshme dhe evakuohen disa familje

by Nexhat

Komuna e Drenasit, përmes një njoftimi, ka thënë se situata është e rënduar nga vërshimet.

Kjo komunë thotë se uji ka depërtuar në disa shtëpi dhe biznese, ndërsa disa segmente rrugore janë të pakalueshme.

banner

Në njoftim thuhet se disa familje janë evakuuar dhe rryma është ndërprerë.

“Komuna e Drenasit njofton se si pasojë e reshjeve të dendura dhe vërshimeve, përgjatë lumit Drenica, uji ka depërtuar në disa shtëpi dhe biznese, ndërsa disa segmente rrugore janë të pakalueshme. Disa familje janë evakuar nga rreziku i vërshimeve, ndërsa rryma elektrike është ndërprerë.”

Komuna tregon se cilat rrugë janë bllokuar.

“Rruga nga Drenasi drejt Komoranit, te “Trafoja” është bllokuar, rruga e Feronikelit drejt Kronit të Mbretit është po ashtu e bllokuar. Niveli i lartë i ujit shfaqet edhe në Komoran, Çikatovë të vjetër dhe në lagje të komunës. Kalimi nga qyteti i Drenasit për magjistrale bëhet nëpër Shtrubullovë-Krajkovë-Llapushnik, dhe alternativa tjetër, Drenas-Damanek-Krajkovë-Llapushnik.”

Komuna u bën thirrje qytetarëve që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë.

“Për arsye sigurie, ftohen qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë pa nevojë dhe të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara, derisa gjendja të stabilizohet. Në këtë situatë të rënduar, falënderojmë personat me automjete private të cilët e ndihmuan përballimin e situatës me ekipet në terren. Ekipet kompetente janë në terren po bëjnë përpjekje për të lehtësuar gjendjen dhe po monitorojnë situatën. Çdo informacion shtesë do të bëhet publik me kohë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy