Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se janë disa zona të përmbytura nga uji.
“Kryesisht pjesa nga Ujmiri në drejtim të qytetit të Klinës”, tha ai.
Ai tha se të gjitha bizneset të Guri i Zi janë të përmbytura.
“Një kohë pat qetësim të situatës, por kanë rifilluar reshjet. Jemi duke e monitoruar situatën”, tha ai.
Elezaj tha se s’ka familje të evakuuara.
“Ka vërshime në oborre, ka ujë nëpër shtëpi”, tha ai.

