Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

by Nexhat

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se kanë arritur në Kosovës sistemet raketore anti-tank OMTAS.

Maqedonci ka thënë se kjo dërgesë ka qenë e kontraktuar me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.

banner

“OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake”, ka shkruar ai në facebook.

Maqedonci më tej ka thënë se rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për FSK-në ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy