Kryeprokurori Kryeziu: Cak i hetimeve janë ish drejtori ekzekutiv dhe ish drejtori i financave të BKS’së

by Nexhat

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, në një konferencë për media, ka folur për aksionin e sotëm që u zhvillua sot në Kosovë nën dyshimet për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Ai tha se dëmi i shkaktuar është 1 milionë e 43 mijë euro.

banner

“Aksionit të sotëm i kanë paraprirë veprime hetimore të shumta nga marsi i vitit 2025 kur jemi ngarkuar me këtë rast. Duke e para ndërlikueshëmrinë faktike, juridike, procedurale kam vendosur që t’i angazhojë dy prokurorë dhe së bashku me ta kanë punuar drejtoria e krimeve ekonomike në Prishtinë.”

“Po flasim për një rast ku sot kemi marrë urdhëresë nga gjykata për bastisje të 47 personave, në mesin e tyre një person juridik. Këtij aksioni i ka paraprirë edhe aplikimi i masave të veçanta hetimore. Bëhet fjalë për keqpërdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve. Cak i hetimeve janë ish drejtori ekzekutiv i BKS’së dhe ish drejtori i departamentit të financave të BKS, të cilët duke i keqpërdorur autorizimet që iu kanë besuar nga BKS iu kanë mundësuar personave të ndryshme dhe vetvetes të bartin transaksione t ndryshme  ku kanë arritur përfitime për vete dhe i kanë shkaktuar dëme të mëdha BKS’së. Po ashtu kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë përpiluar dokumente të falsifikuara”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy