Në reagimin e tij rreth arrestimit të drejtorit ekzekutiv në KEK, Nagip Krasniqit, ka reaguar kryetar i PDK-së Memli Krasniqi duke thënë se abuzimet e Qeverisë Kurti me tërë zingjirin e sektorit të energjisë, prej prodhimit e deri te konsumi i saj, nuk janë as të rastësishme dhe as pa dashje.
Ndër të tjera, z. Krasniqi i ka përmendur rritjet e vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike, pagesat joligjore qindra milionëshe për sërbet në veri të Kosovës, bllokimin e ndërtimeve të kapaciteteve të reja prodhuese, shitjen e lirë dhe blerjen e shtrenjtë të energjisë. Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të z. Krasniqi…