Vuçeviç pas arrestimit të 9 serbëve: “Nuk do të qëndrojmë të heshtur”

by Nexhat

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Milosh Vuçeviç, ka ashpërsuar retorikën pas arrestimit të nëntë serbëve në Zubin Potok, të dyshuar për krime lufte.

Në një reagim të publikuar të dielën, Vuçeviç ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për atë që e ka cilësuar si “terror dhe frikësim brutal” ndaj serbëve në veri të Kosovës.

banner

Vuçeviç ka pretenduar se gjatë aksionit janë thyer dyer dhe janë bastisur shtëpi në orët e mëngjesit, ndërsa në mesin e të arrestuarve, sipas tij, është edhe një 90-vjeçar dhe babai i një fëmije me vështirësi në zhvillim.

Ai i ka mbrojtur të arrestuarit, duke thënë se bëhet fjalë për persona që kanë jetuar “në mënyrë paqësore” në fshatrat e tyre për më shumë se dy dekada dhe se “nuk janë fajtorë për asgjë, përveçse janë serbë dhe refuzojnë të dëbohen”.

Vuçeviç ka akuzuar gjithashtu autoritetet në Prishtinë se, përmes akuzave për krime lufte, po synojnë të zhvillojnë një fushatë politike dhe të largojnë vëmendjen nga aktgjykimet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ai ka paralajmëruar se Serbia nuk do të qëndrojë në heshtje për zhvillimet në Kosovë.

“Askush nuk do ta frikësojë popullin serb”, ka thënë Vuçeviç, duke shtuar se Partia Përparimtare Serbe dhe shteti i Serbisë qëndrojnë pranë familjeve të të arrestuarve dhe se është siguruar ndihmë juridike.

Deklaratat e Vuçeviçit vijnë pas aksionit të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, ku nëntë persona janë arrestuar nën dyshimet për përfshirje në krime lufte

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy