KRU “Hidrodrini” në Pejë paralajmëron për turbullira dhe ndotje të ujit në disa burime në Dukagjin

by engel

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Sh.A. – Pejë ka publikuar një njoftim të ri të përditësuar në orët e mbrëmjes, lidhur me gjendjen aktuale të burimeve të ujit në tërë zonën e saj të mbulueshmërisë. Sipas këtij njoftimi, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme atmosferike, janë evidentuar turbullira dhe ndotje në disa burime të rëndësishme të furnizimit me ujë.

Bazuar në raportin e rifreskuar nga Laboratori fiziko-kimik i kompanisë, bëhet e ditur se turbullirat janë të pranishme në burimin e Drinit të Bardhë në Radavc të Pejës, si dhe në burimin kryesor Mbivada dhe burimin e Vrellës në Istog. Gjendje e ngjashme është regjistruar edhe në burimin e Deçanit, si dhe në burimet e Jarines dhe Garabilit në komunën e Klinës, ku për herë të fundit raportohet edhe ndotje e ujit.

banner

Në këtë situatë, KRU “Hidrodrini” u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që furnizohen nga këto burime, që ujin për pije ta përdorin vetëm pasi ta kenë vluar, si masë parandaluese për shëndetin publik.

Nga kompania bëhet e ditur se ky rekomandim do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të radhës, ndërsa ekipet përkatëse janë duke monitoruar vazhdimisht gjendjen e burimeve të ujit.

Njoftimi është bërë publik nga Zyra për Media e KRU “Hidrodrini” Sh.A. – Pejë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy