Mbreti Abdullah II i Jordanisë i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti Abdullah II i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me rastin e marrjes së detyrës.

Në emër të popullit dhe Qeverisë së Jordanisë, Mbreti Abdullah II i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet e përzemërta dhe dëshirat më të mira për sukses në ushtrimin e detyrës së re.

banner

Në letrën e tij, mbreti jordan ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e Jordanisë për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, me synim forcimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve,

Ky bashkëpunim, sipas mesazhit të mbretit jordanez, synon t’u shërbejë të dy popujve, si dhe paqes dhe prosperitetit global.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy