Bekim Haxhiut dhe Jakup Nurës u hedhen poshtë ankesat në PZAP, njëra e pasafatshme, tjetra e palejuar

by Nexhat

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hudhur poshtë një ankesë të dorëzuar nga Bekim Haxhiu i Partisë Demokratike të Kosovës.

PZAP tha në një vendim të publikuar sot se “ankesa është parashtruar pas afatit ligjor”, që është 48 orë nga ndodhja e shkeljes së supozuar.

banner

“Meqë pala ankuese në ankesë ka kërkuar që të anulohen fletëvotimet me postë dhe të përjashtohen nga numërimi të gjitha fletëvotimet e pranuara me datë 02.01.2026 dhe 05.01.2026, pra që ndërlidhet me datën e pranimit të fletëvotimeve me postë, në këto rrethana paneli vlerësoj se shkelja e supozuar sipas pretendimeve ankimore kane ndodhur me 02.01.2026 dhe 05.01.2026, ndërsa ankesa është parashtruar me 11.01.2026, paneli vlerësoi se e njëjta është paraqitur pas afatit ligjor”, thuhet në arsyetim të vendimit.

Haxhiu ka të drejtë që për këtë vendim të ankohet në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.

Ai ka pretenduar se është bërë shkelje serioze e integritetit të zgjedhjeve kur janë pranuar fletëvotimet me postë pas datës 29 dhjetor. Ai ka thënë se janë pranuar mbi 23 mijë vota me postë pas asaj date.

PZAP e ka hedhur poshtë edhe ankesën e kandidatit tjetër për deputet nga PDK-ja, Jakup Nurës.

Ankesa e tij që të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ti numërojë të gjitha vendvotimet në Komunën e Skenderajt, u konsideroi “e palejuar”.

“Paneli vlerëson se pretendimet e palës ankuese të paraqitur kundër rezultateve përfundimtare të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për vendvotimet në Komunën e Skenderajt, me të cilën i referohet parregullsive në administrimin e numërimit dhe/ose regjistrimit të votave preferenciale brenda subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, me theks të veçantë në vendvotimet e Komunës së Skenderajt, si dhe me kërkesë për rinumërim të plotë të fletëvotimeve në vendvotimet përkatëse, me qëllim të verifikimit të saktësisë së rezultateve dhe rikthimit të integritetit të procesit zgjedhor, e që rrjedhimisht rezulton se ankesa është e palejueshme”, thuhet ndër tjerash në vendim.

Edhe Nura ka të drejtë që për këtë vendim të ankohet në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy