Pas Labubu vjen “çmenduria” e re: Mirumi është trendi më i çuditshëm i 2026

by informim peje

Pas suksesit të madh të varëseve Labubu, moda e vitit 2026 ka një fenomen të ri që po pushton rrjetet sociale, dyqanet online dhe garderobat e të rinjve kudo në botë. Emri i saj është Mirumi, një lodër e vogël e butë që vendoset tek çanta dhe që shumë shpejt mund të bëhet aksesor i pandashëm i stilit personal.

Mirumi është krijuar nga një kompani japoneze e specializuar në pajisje të lehta robotike dhe dallon nga kukullat e tjera falë një veçorie, ajo nuk është thjesht për zbukurim. Me një sensor të vogël brenda, Mirumi reagon ndaj prekjeve apo zërit, duke lëvizur kokën si të ishte një krijesë e gjallë. Pamja e tij është po aq interesante sa funksioni: një përzierje e ëmbël mes një arushi të butë dhe një karakteri fantastiko-shkencor, i cili duket sikur vjen nga një film vizatimor.

banner

Popullariteti i Mirumi-t nisi menjëherë pasi u prezantua në një panair teknologjie në Las Vegas, ku bëri për vete influencerët dhe pasionantët e modës. TikTok dhe Instagram shpërthyen me video ku përdoruesit e lëviznin për ta parë reagimin e tij, ndërsa të tjerët e shfaqnin si aksesori i radhës që i jep personalitet çdo çante. Ajo që e bën Mirumi-n tërhoqës është fakti se kombinon modën me argëtimin, duke u kthyer në një “mik të vogël” që shpreh humor dhe bën lojë.

Mirumi do të jetë fillimisht i disponueshëm në internet, me prodhim të kufizuar dhe në ngjyra pastel shumë të buta si rozë, gri dhe bezhë. Shitja e tij pritet të nisë gjatë vitit 2026 dhe me një çmim rreth 100 euro. Duke qenë se sasia është e vogël, pritet të shitet shpejt dhe të ketë të njëjtën fat si trendet virale të fundit: të shndërrohet në objekt koleksioni dhe të rikrijojë fenomenin “bleje tani ose ke humbur”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy