Haradinaj përkujton Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën në 44-vjetorin e rënies së tyre

by engel

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe veprimtarin Kadri Zeka, në 44-vjetorin e rënies së tyre, duke i cilësuar si veprimtarë të hershëm të lëvizjes kombëtare për liri dhe pavarësi.

Përmes një njoftimi, Haradinaj bëri të ditur se homazhet u mbajtën në Dubovik të Deçanit, në nderim të sakrificës dhe heroizmit të tyre. Ai theksoi se guximi dhe angazhimi i hershëm i Gërvallëve dhe Kadri Zekës në lëvizjet çlirimtare ishin burim frymëzimi për brezat e mëvonshëm.

banner

Sipas Haradinajt, përpjekjet e pandërprera për liri u kurorëzuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e bërë sakrificën e tyre pjesë themelore të historisë së rezistencës kombëtare.

“Lavdi të rënëve për liri në të gjitha etapat e historisë sonë të lavdishme”, ka përfunduar Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy