“Nalnu bre nalnu”, është thirrja që dikush dëgjohet duke bërë teksa situata brenda Kuvendit eskaloi me përdorimin e grushteve mes deputetëve dhe ministrave.
Në ato momente, ndërhyn kryeparlamentari Glauk konjufca duke thirrë policinë brenda Kuvendit.
Në ato momente, ndërhyn kryeparlamentari Glauk konjufca duke thirrë policinë brenda Kuvendit.
VIDEO E PLOTË:
E gjithë ngjarja është provokuar pasi zv.kryeministri Besnik Bislimi është zgjuar nga karrigia e tij dhe ka shqyer një fotografi që Ganimete Musliu e kishte vendosur para foltores teksa fliste Kurti.
Pas kësaj është zgjuar deputeti Mergim Lushtaku i cili ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe Besnik Bislimit.
Bislimi i është kundërpërgjigjur duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, më pas është përfshirë edhe Hekuran Murati e Hajdar Beqa, ku edhe ka eskaluar gjithçka dhe kanë ndërhyrë sigurimi i Kuvendit.