Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se një vjedhje e rëndë ka ndodhur në rrugën” Agim Ramadani” në Prishtinë.
Ajo shtoi se po punojnë për identifikimin e të dyshuarve.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rast Vjedhje e rëndë, që ka ndodhur në një lokal, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Zyrtarët nga Njësitii i hetimeve të Përgjithshme-Prishtinë, në koordinim të plotë me prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar.”

