U raportua se u përshkroi ilaçe të kafshëve fëmijëve autikë, Ministria e lajmëron në polici Arianit Sllamnikun

by Nexhat

Është raportuar se Arianit Sllamniku pretendon që “kuron” autizmin, duke iu marrë familjeve nga 400 euro dhe iu jep fëmijëve “ilaçe për kafshë”.

Për këtë ka reaguar Ministria e Shëndetësisë e cila ka kërkuar nga qytetarët që që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht.

banner

Ministria ka treguar se ka njoftuar institucionet kompetente dhe është në koordinim me Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejmë të çështjes, në përputhje me kompetencat ligjore.

Postimi i plotë:

Reagim

Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe rrjete sociale lidhur me pretendimet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë.

Lidhur me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar institucionet kompetente dhe është në koordinim me Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejmë të çështjes, në përputhje me kompetencat ligjore.

Shëndeti i fëmijëve mbetet prioritet absolut dhe çdo keqpërdorim që e rrezikon atë do të trajtohet me seriozitet të lartë institucional.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy