Avokati Besnik Berisha ndalohet për 48 orë

by informim

Avokati Besnik Berisha është ndaluar për 48 orë, lajmin e ka konfirmuar avokati i tij mbrojtës Naim Rudari.

I pyetur nëse Berisha është ndaluar për 48 orë, ai tha “po është ndalu”.

Prokuroria Themelore e Ferizajt njoftoi për realizimin e një aksioni me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë personave. Në këtë aksion janë arrestuar katër persona, avokati Besnik Berisha dhe N.Xh., I.S., dhe R.C.

Prokuroria informon të dyshuarit dyshohen për veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare “ nga neni 386 paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 të KPRK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria informoi se aksioni është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj “për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse”.

Gazeta Express ka tentuar të marrë përgjigje nga Prokuroria Themelore e Ferizajt si dhe nga prokurori i rastit nëse janë ndaluar edhe tre të arrestuarit e tjerë, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk janë përgjigjur.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy