Kurti me një version në Davos si shkoi vendi në zgjedhje dhe si i fitoi ato, fajin ua lë kundërshtarëve

by Nexhat

Në Shtëpinë e Kosovës në Davos ku po mbahet Forumi Ekonomik, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një bisedë me ish-ministrin britanik Rory Steëart, u pyet se si nuk e humbi mbështetjen në zgjedhje pas gati një viti krizë politike në Kosovë.

Steëart përmendi shembuj të ngjashëm të situatave politike në Europë kur udhëheqësit humbën mbështetje në popull dhe pyeti Kurtin pse nuk ndodhi njëjtë edhe në Kosovë.

banner

Kurti para një publiku në Shtëpinë e Kosovës në Davos tha se “provuam gjithçka” për të bashkëpunuar me partitë tjera, por se ato s’deshën.

“Nuk shkuam në zgjedhje sepse ne deshëm, s’ishte ky kurrë qëllimi jonë. Ishte pasojë e mungesës së bashkëpunimit nga opozita. Përgjatë 2025-ës ishte e qartë te njerëzit që ne nuk kemi një qeveri, jo pse ne s’deshëm, por sepse askush nuk deshi të bashkëpunojë me ne”, tha ai.

Kurti atje pretendoi se mund t’i ndodhte njëjtë por të kërkonte ai zgjedhje të reja.

“Unë mendoj se nëse unë do të doja zgjedhje të reja, njerëzit do të më ndëshkonin edhe mua gjithashtu. Unë s’desha. Por, nëse zgjedhjet janë aty, unë duhej të isha gati”.

Më pas Kurti vazhdoi me deklarata të rëndomta që bën nëpër biseda të tilla për “rritje ekonomike” në Kosovë dhe për kënaqshmëri të njerëzve me këtë.

“Kishim një rritje ekonomike mbresëlënëse gjatë mandatit tonë. Në kulmin e krizës politike, nuk kishte kriza ekonomike apo sociale. Dhe njerëzit e ndien kujdesin. Në kulmin e vështirësive ekonomike, ju nuk po dështoni në shërbime publike dhe kjo mendoj se na u shpërblye në fund”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy