Eugen Cakolli ka komentuar strategjinë elektorale të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.
Cakolli shtoi se Kurti synon të garantojë votat e partisë së tij dhe ato të komuniteteve për Vjosa Osmanin për një mandat të dytë, duke e vendosur atë si palë kryesor në negociatat me partitë e tjera.
“Kurti do t’i garantojë votat e partisë së tij dhe votat e komuniteteve Osmanit për një mandat të dytë, dhe do të kërkojë që ajo të jetë pala për negociatat me partitë e tjera. Dyshoj se LDK-ja do të qëndrojë e prerë dhe do të shkojë të përçarë atje,” tha Cakolli.
Ai paralajmëron se kjo situatë mund të sjellë ndarje dhe përçarje brenda LDK-së. /RTV21

