Tragjedia në Crans Montana: 15 vjeçarja italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome

by informim peje

Kur vajza hapi sytë, ajo njohu prindërit e saj. “Për ne, ishte një moment i jashtëzakonshëm – i paimagjinueshëm”, citohet të ketë thënë babai.

Një vajzë 15-vjeçare italiane është zgjuar pas 22 ditësh në gjendje kome artificiale. Vajza pësoi djegie në mbi 60 pë rqind të trupit dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Cyrih.

banner

Sipas babait të saj, ajo ende përballet me një operacion të tretë në zorrë, pasi zorrët e saj mbeten jofunksionale, transmeton albinfo.ch. Prognoza mjekësore mbetet e pasigurt. Megjithatë, familja e përshkruan momentin e zgjimit të saj si një pikë kthese emocionale: Kur vajza hapi sytë, ajo njohu prindërit e saj.

“Për ne, ishte një moment i jashtëzakonshëm – i paimagjinueshëm”, citohet të ketë thënë babai, sipas gazetës italiane “Corriere della Sera”

Lajmi ka ngjallur emocione edhe midis miqve dhe familjes së adoleshentes. Shokët e klasës postuan mesazhe inkurajuese në mediat sociale, si “Mos u dorëzon!

Pavarësisht këtyre shenjave të shpresës, babai kërkon kujdes: Edhe pse faza aktuale është vendimtare, rruga e kthimit në jetë është “shumë e vështirë dhe e gjatë”./DW/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy