Votëbesimi ndaj Abdixhikut dhe kandidatura e Hotit, çfarë pozicioni do të mbajë Arben Gashi

by Nexhat

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se do ta “miratojë” të shtunën në Kuvendin e partisë dorëheqjen e ofruar të kryetarit Lumir Abdixhiku.

Duke komentuar faktin që Avdullah Hoti njoftoi dje se në mbledhjen e Kuvendit të partisë do të kërkojë besimin e delegatëve për t’u bërë kryetar, Gashi tha se “çdo kandidaturë është e mirëseardhur”.

banner

“Pika e parë e rendit të ditës është votëbesimi apo dorëheqja e kryetarit aktual pastaj kalojmë në çështje tjera”, tha ai për Indeksonline.

Lidhur me dorëheqjen e ofruar nga Abdixhiku, Gashi tha:

“Do ta diskutojmë aty po unë do ta miratojë dorëheqjen e tij, jam pro një ndryshimi brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy