Platforma statistike “Sofascore” ka publikuar 11-shen më të mirë të javës në Superligën e Zvicrës, ku bien në sy dy futbollistë shqiptarë për performancat e tyre të jashtëzakonshme.
Ylli i Baselit, Xherdan Shaqiri, ka qenë protagonist absolut i xhiros. Ai shënoi një hat-trik fantastik kundër Zurichut dhe regjistroi edhe një asist, duke u shpallur lojtari më i vlerësuar i javës. Shaqiri mori notën maksimale 10, duke konfirmuar dominimin e tij në fushë.
Në të njëjtin formacion është përfshirë edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, i cili spikati me pritjet vendimtare dhe ndikimin e tij të madh në rezultatin e ekipit. Ai u vlerësua me notën 8.7, duke dëshmuar formën e shkëlqyer të tij.
Përfshirja e Shaqirit dhe Saipit në 11-shen më të mirë të javës tregon qartë se futbollistët shqiptarë po lënë gjurmë të forta në Superligën e Zvicrës

