Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese të Dubravës në Istog, gjatë një kontrolli rutinë në njërin nga pavijonet, në gjësendet personale të një të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej rreth 6 gramësh substance të dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në përputhje me procedurat ligjore.
“Qendra Korrektuese Dubravë, Istog, 20.01.2026 – 14:40. Raportohet se gjatë kontrollit në njërin nga pavijonet, në gjësendet e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar 6 gramë substance të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

