Miratimi i Ligjit për pagën minimale, Kurti: Do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë

by informim

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se me miratimin në lexim të dytë në Kuvend, mundësohet rritja e pagës minimale.

Kurti tha se me këtë është përmbushur edhe një tjetër zotim tjetër i kësaj qeverie.

banner

“Me miratimin në lexim të dytë në Kuvend, mundësohet rritja e pagës minimale. Nga 130 euro e 170 euro, në 264 euro bruto për të gjithë”.

Tutje tha se për punëtorët nën 35 vjeç rritje e pagës minimale për 103%, ndërsa për punëtorët deri në 65 vjeç rritje për 55%. Po ashtu hiqet tatimi në të ardhurat personale për pagat deri në nivelin e pagës minimale.

Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë, ndërsa nga heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët.

“Punëtorëve po ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson jetë të dinjitetshme. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan këtë ligj”, tha Kurti.

Projektligji që kaloi në lexim të dytë nuk parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin që marrin veteranët e luftës, ashtu siç ka qenë deri më tani. Kjo nënkupton që veteranët do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë prej 170 eurosh. Për këtë gjë, ata kanë protestuar disa herë.

Pas votimit në Kuvend, ushtruesi i detyrës të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka kritikuar këtë vendim të deputetëve.

“Siç po e marr vesh nga mediat, pasi u largua opozita nga salla, në terr, deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së. Ne do të takohemi si organe drejtuese dhe do të vendosim për hapat që do t’i ndërmarrim”, shkroi ai në Facebook.

Në Kosovë, mbi 80 mijë të punësuar në sektorin publik marrin pagë mesatare bruto 604 euro, ndërsa paga mesatare bruto në sektorin privat është 473 euro

https://www.facebook.com/albini2017/posts/825588885601507?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy