Real-Vinicius Jr, këto janë zhvillimet e fundit

by Nexhat

Sipas gazetarit Mario Cortegana, ardhja e Alvaro Arbeloa-s në stolin e Real Madridit ka sjellë një ndryshim të dukshëm në ambientin e skuadrës, veçanërisht për Vinicius Junior.

Arbeloa ka treguar afrueshmëri dhe besim të madh ndaj brazilianit, duke u kërkuar bashkëlojtarëve që ta kërkojnë më shpesh topin, pasi e konsideron atë një nga lojtarët më të mirë në botë, përkrah Kylian Mbappe.

banner

Cortegana thekson se Vinicius, pas largimit të Xabi Alonsos, ka rifituar qetësinë dhe ka rikthyer interesimin për rinovimin e kontratës me Real Madridin. Edhe drejtuesit e klubit dëshirojnë vazhdimin e bashkëpunimit, por mbeten diferenca të mëdha financiare.

Oferta aktuale e Real Madridit sillet rreth 20 milionë euro në sezon, ndërsa kërkesa e Vinicius arrin në rreth 30 milionë euro, shumë që përfshin pagën, bonuset dhe një tarifë rinovimi, të cilën klubi nuk është i gatshëm ta pranojë.

Megjithëse qëndrimi i të dyja palëve është pozitiv, negociatat pritet të kërkojnë kohë. Megjithatë, fakti që Vinicius ndihet më rehat se më parë konsiderohet një sinjal pozitiv për Real Madridin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy