Në Prishtinë janë përkujtuar miliona viktima të Aushvicit në 81-vjeorin e Holokaustit ndaj hebrenjve. Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, tha se Aushvici mbetet vdekja më e errët e njerëzimit ku jeta humbi vlerën, të drejtat dhe dinjitetin.
“Mbi 1 milion hebrenj u vranë bashkë me rom, pakica tjera racore dhe persona me aftësi të kufizuara. Por në thelbin e saj Holokausti ishte mohimi përfundimtar i të drejtave të njeriut, dinjitetit njerëzor. Rrjedh nga një ideologji anti semite që i dehumanizon qeniet njerëzore duke thënë se disa raca janë jo humane dhe duhet eliminuar”, deklaroi ambasadorja.
Ziv vazhdoi duke thënë se anti semitizmi vazhdon të jetë prezent ende në botë dhe ka shtrirje te populli hebrenj.

