Shoferi me origjinë polake i kamionit që u përplas me furgonin që transportonte tifozët e PAOK-ut në Rumani, tha se ishte i tronditur nga aksidenti i djeshëm me shtatë viktima.
“Kam drejtuar një kamion për 34 vjet dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Kam drejtuar mbi 1,000,000 kilometra dhe kjo është hera e parë që has një situatë të tillë”, theksoi ai, duke përshkruar për Libertatea të Rumanisë atë që ndodhi brenda pak sekondash në autostradën DN6 të cilën vetë rumunët e quajnë “rruga e vdekjes”, shkruajnë mediat greke.
Siç raportohet nga mediat e vendit, aksidenti i djeshëm është më i keqi që ka ndodhur në Qarkun e Timishoarës në të paktën 20 vjet.
Shoferi i furgonit dyshohet se po manovronte për të parë se kur ishte koha e duhur për të parakaluar, sipas asaj që pohoi një dëshmitar okular.
“Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë”, zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991
Ai e kuptoi gjatë parakalimit se nuk mund ta përfundonte parakalimin dhe u përpoq të hynte në korsinë e tij. Në momentin që shmangu kamionin në të djathtë të tij, u përplas me kamionin e kuq”, tha dëshmitari, i cili ishte ai që telefonoi 112. Dëshmitari tha se pas aksidentit, pa një nga të mbijetuarit duke dalë nga makina në këmbë.
Aksidenti tragjik ndodhi të martën në Timishoara të Rumanisë, ku humbën jetën shtatë tifozë të PAOK-ut të Selanikut, mes tyre edhe një shqiptar, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur.

