Kreu i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media para gazetarëve është pyetur edhe për manipulimet që kanë ndodhur në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe devijimet në evidentimin e votave përfshirë edhe tek kandidatët e partisë që drejton,
Kurti ka thënë se janë të hapur për hetime dhe se s’ka amnisti për askënd që ka manipuluar.
“Ekzistojnë procese te sistemit të drejtësisë, jemi të hapur për hetime. S’ka amnisti për këdo që ka manipuluar gjatë evidentimit dhe numërimit. Le të shkojnë hetimet deri në fund. Jemi aty për të bashkëpunuar me ata që hetojnë”, ka thënë Kurti.
Kurti ka përmendur edhe komisionin disciplinor për kandidatët e LVV-së të cilët kanë mundur të përfshihen në manipulim me vota.
“Në anën tjetër ju e dini që në LVV ekziston edhe komisioni disciplinor. Kurt ti kemi të dhëna të plota, do të shihet nëse ka material edhe për ata, por tash për tash s’mund të themi”, ka thënë Kurti

