E zbulon Campos: Enrique ishte pranë largimit nga PSG para sezonit historik

by Nexhat

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Luis Campos, ka zbuluar se trajneri Luis Enrique ishte shumë pranë largimit nga klubi parisien përpara sezonit historik të kaluar, në të cilin PSG fitoi katër trofe.

Parizienët triumfuan sezonin e kaluar në të gjitha garat kryesore, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Ligue 1, duke shënuar një nga edicionet më të suksesshme në historinë e klubit.

banner

Megjithatë, sipas Campos, gjithçka mund të kishte marrë një tjetër drejtim. Në një intervistë për “Marca”, ai tregoi se Luis Enrique vendosi kushte shumë të qarta për të vazhduar projektin e tij në Paris.

“Në fund të sezonit të tij të parë, ai më tha: ‘Luis, ose e rrisim nivelin e stërvitjes së përditshme, me lojtarë që janë në formën e tyre maksimale, ose unë largohem’,” ka deklaruar Campos.

Ai shtoi se pikërisht kjo kërkesë ndryshoi qasjen e klubit në ndërtimin e skuadrës dhe në politikat e transferimeve.

“Sot, kur dua të nënshkruaj me një lojtar që na intereson, gjëja e parë që i them është: ne i njohim shumë mirë cilësitë e tua, por nëse nuk stërvitesh çdo ditë në nivelin më të lartë, mund ta harrosh edhe një minutë loje. Kjo është e vërteta,” përfundoi Campos.

Këto standarde të vendosura nga Luis Enrique rezultuan vendimtare për suksesin historik të PSG-së në sezonin e kaluar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy