Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke e cilësuar si simbol të guximit dhe dashurisë për atdheun.

Osmani përmes një postimi në Facebook,  bëri të ditur se ka vizituar familjen Humolli në Lupç të Poshtëm, ku është vendosur kurorë lulesh në nderim të Elfetes, e cila sipas saj, në moshën vetëm 16 vjeçare u ngrit kundër shtypjes dhe dhunës së regjimit kriminal serb

banner

Presidentja po ashtu ka nderuar kujtimin e vëllait të saj, Mentorit, i cili ra dëshmor në Betejën e Koshares në mars të vitit 1999.

“Motra dhe vëllai u bashkuan në të njëjtën kauzë të shenjtë për lirinë e vendit. Kosova, sot është e lirë, ndërsa guximi i Elfetës dhe Mentorit na frymëzojnë përjetësisht!”, shkroi e para e shtetit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy