Juventusi i thotë ‘JO’ ofertës së Evertonit për Zhegrovën

by Nexhat

Klubi anglez, Everton raportohet se dëshiron të transferojë mesfushorin kosovar të Juventusit.

Sipas “The Athletic”, Everton ka bërë një ofertë për të huazuar mesfushorin e Kosovës, gjatë afati kalimtar të dimrit.

banner

Megjithatë, Juventus e ka refuzuar menjëherë kërkesën, duke mos lejuar largimin e tij nga Torino.

Për momentin, Zhegrova nuk ka grumbulluar shumë minuta me ekipin bardhezi, por situata e tij pritet të mbetet nën vëzhgim deri në fund të këtij afati kalimtar.

Ky refuzim tregon qartë se drejtuesit e Juventusit duan ta mbajnë mesfushorin në skuadër, pavarësisht interesimit nga Anglia

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy