Burim Ramadani, i cili kandidaoi për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, ka pyetur se “a po shkon vendi në zgjedhje sërish?”, ndërsa ka shkruar për institucionet e reja që duhet të formohen dhe zgjedhjen e presidentit.
“Rreth datës 20 shkurt, pritet të mblidhet Kuvendi i Kosovës. Që nga ajo ditë, janë dy javë për të konstituuar Kuvendin, zgjedhur Qeverinë, miratuar Buxhetin për vitin 2026 dhe për të filluar procedurën për zgjedhjen e Presidentit të ri”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Nëse këto procese bëhen bashkë, Ramadani tha se “atëherë është e domosdoshme një marrëveshje më e madhe politike”, por shtoi se nuk pret që kjo të ndodhë.
“Nuk pres që kjo mund të ndodh lehtësisht! Ndërsa, Presidenti i ri duhet të zgjedhet jo më vonë se deri në orët e fundit të 4 marsit! A po shkon vendi në zgjedhje sërish?”.

