Gafa që pushtoi rrjetin: Cher ngatërron fituesin në Grammy 2026

by informim peje

Një nga episodet më të sikletshme dhe të përfolura të Çmimeve Grammy 2026 ndodhi gjatë ndarjes së çmimit prestigjioz “Albumi i Vitit”, kur Cher, e ftuar për ta prezantuar atë, bëri një gafë që la publikun të shtangur.

Incidenti ndodhi të dielën gjatë ceremonisë së 68-të të Grammy-ve në Los Angeles. Ikona e muzikës u ngjit në skenë për të shpallur fituesin e kategorisë kryesore të mbrëmjes, por për disa çaste dukej e hutuar, teksa u drejtua gabimisht drejt daljes përpara se të kthehej sërish te mikrofoni.

banner

Në momentin e shpalljes, Cher lexoi emrin e fituesit si Luther Vandross, legjenda e muzikës soul që ka ndërruar jetë në vitin 2005. Sallën e pushtoi një heshtje e menjëhershme, ndërsa situata u bë dukshëm e sikletshme, pasi ishte e pamundur që artisti i ndjerë të ishte fitues i këtij viti.

Ngatërresa lidhej me faktin se çmimi i takonte këngës “Luther” nga Kendrick Lamar dhe SZA, një titull që i referohet emrit të Vandrosit dhe përfshin elementë artistikë të frymëzuar nga puna e tij. Ky detaj duket se çoi në konfuzionin momental gjatë leximit të rezultatit. Cher e kuptoi gabimin pothuajse menjëherë dhe e korrigjoi situatën në skenë, duke shpallur Kendrick Lamar dhe SZA si fituesit e vërtetë të çmimit.

Ajo kërkoi falje me sportivitet dhe buzëqeshje, ndërsa publiku reagoi me duartrokitje për të zbutur momentin. Pamjet nga ky episod u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga momentet më virale dhe më të komentuara të Grammy 2026.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy