76ers mundin Clippers, Charlotte bën historinë në NBA

by Nexhat

Falë një paraqitjeje mbresëlënëse të Tyrese Maxey, i cili realizoi 29 pikë, dhe kontributit të rëndësishëm të Dominick Barlow, Philadelphia 76ers regjistroi një fitore bindëse në transfertë ndaj LA Clippers.

Skuadra kaliforniane duket e shpërqendruar, në një moment delikat pas kërkesës së James Harden për t’u larguar nga ekipi.

banner

Një tjetër ndeshje dramatike u zhvillua mes Charlotte Hornets dhe New Orleans Pelicans, ku Charlotte shkroi histori. Hornets arritën fitoren e shtatë radhazi në këtë sezon të NBA-së, diçka që nuk ndodhte prej dhjetë vitesh, duke përmbysur një disavantazh prej plot 22 pikësh.

Në Indianapolis, pavarësisht se nuk u përzgjodh për All-Star Game, Alperen Şengün dhuroi një paraqitje spektakolare, duke realizuar 39 pikë në fitoren e Houston Rockets.

Me të njëjtin numër pikësh u dallua edhe Anthony Edwards për Minnesota Timberwolves, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për fitore.

Minnesota u mposht në transfertë nga Memphis Grizzlies, të cilët siguruan fitoren e parë pas gjashtë humbjeve radhazi, falë edhe 30 pikëve të Jaren Jackson Jr

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy