‘Jacquet do të bëhet një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë’

by Nexhat

Jeremy Jacquet, mbrojtësi i ri i Liverpool-it, pritet të bëhet një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë.

Klubi anglez shpenzoi 60 milionë euro për ta transferuar 20-vjeçarin nga Rennes, ku ai do të qëndrojë me loan deri në fund të sezonit.

banner

Jacquet ka nënshkruar kontratë me Liverpool deri më 2031, ndërsa pritet të bashkohet me skuadrën gjatë verës.

Eksperti francez i futbollit, Julien Laurens, në një intervistë për “BBC Sport”, vlerësoi shumë cilësitë e Jacquet.

“Është shumë para, por Jacquet ka gjithçka për të qenë një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë në vitet e ardhshme. Ai është ndoshta qendërmbrojtësi më i mirë i gjeneratës së tij”, tha Laurens.

“Ai është i gjatë, i shpejtë dhe i fortë, dhe është një makinë kur bëhet fjalë për duelet ajrorë dhe në tokë. Lexon mirë lojën dhe është i aftë me topin”.

“Nuk është ende një qendërmbrojtës i vërtetë që kontrollon lojën me topin, teknika ka shumë për të përmirësuar, por është një djalë i mençur dhe mund të arrijë aty dhe të bëhet si Virgil van Dijk”, theksoi Laurens.

Ai paralajmëroi gjithashtu sfidën e kalimit nga Ligue 1 në Premier League.

“Nuk do të jetë e lehtë të bësh hapin nga Ligue 1 në Premier League në një klub si Liverpool. Nuk ishte e lehtë as për Leny Yoro dhe as për William Saliba në fillim, por Jacquet është shumë, shumë talentuar”, ka përfunduar Laurens

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy