Një motoçiklist e godi një polic në Prishtinë dhe iku nga vendi i ngjarjes, thotë Policia

by Nexhat

Një person me motoçikletë e ka goditur aksidentalisht një zyrtar policor në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, sipas zëdhënësit të Policisë së kryeqytetit, Enis Pllana.

Ai tha se motoçiklisti ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke iu shmangur përpjekjeve për ta ndalur.

banner

“Rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën Garibaldi në Prishtinë. Në aksident janë të përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtar policor. Gjatë përpjekjeve për ta ndaluar, motoçiklisti ka goditur zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha zëdhënësi.

Pllana tha se “zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy