Premier League, “mbretëresha” e merkatos, ndiqet nga Serie A

by Nexhat

Më 2 shkurt u mbyll zyrtarisht edhe merkato e dimrit, tani është koha për të bërë disa bilance. Si gjithnjë, në këtë periudhë shtrohet pyetja, cili kampionat shpenzoi më shumë? Në fakt, kjo është bërë një pyetje retorike, pasi edhe këtë vit, Premier League konfirmoi fuqinë e saj ekonomike pasi është kampionati që shpenzoi më shumë, me mbi 450 milionë euro investime. Man.City i Pep Guardiola ishte edhe ekipi që shpenzoi me shumë në Angli, ku transferimi i Semenyo dhe lëvizjet e tjera i kushtuan “qytetarëve” afro 100 milionë euro.

Surpriza e madhe në këtë merkato dimri është Serie A që renditet e dyta në listën e kampionateve që shpenzuan më shumë gjatë janarit. 243,6 milionë euro investuan ekipet italiane gjatë këtij sesioni të merkatos.

banner

Në vendin e tretë renditet kampionati brazilian me 201,6 milionë euro investime, i ndjekur nga MSL dhe Ligue 1. Surprizë është fakti që Spanja renditet në vendin e tetë me vetëm 75,6 milionë euro, por afro gjysmën e kësaj shifre e pagoi Atletico Madrid duke afruar Ademola Lookman

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy