Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkovic, i ka reaguar politikanit opozitar serb, Milos Jovanovic, pasi ky i fundit ka kritikuar presidentin serb se po hesht derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “i ka bërë serbët të huaj në shtëpinë e tyre”,
Petkovic ka thënë se Jovanoviqit nuk i vjen keq që të fitojë disa pikë politike “nga vuajtjet e popullit serb” dhe se me sulmet ndaj Vuçiqit “është njësoj si Kurti”.
“Duhet pranuar se ai është i ngjashëm me të edhe në hedhjen e gazit lotsjellës ndaj ligjvënësve. Kjo është arsyeja pse Kurti e lejon të bredhë nëpër Kosovë pa asnjë problem”, ka shkruar Petkoviq.
Не либи се Милош Јовановић да на муци српског народа на КиМ и нападима на председника @avucic заради неки јефтин политички поен и по томе је исти као и Kурти. Додуше, сличан му је и по бацању сузавца на посланике. Зато га Kурти и пушта да се без проблема шетка по KиМ. 👇 pic.twitter.com/UEv6pNrnbB
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) February 3, 2026

