Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se dorëheqja e Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të PDK-së nuk ka të bëjë me ligjin.
“Ju garantoj që dorëheqja e Bedri Hamzës nuk ka të bëjë me ligjin, PDK-ja na ka thënë se pas zgjedhjeve të dhjetorit nuk do jem kryetar. Ai e ka pas mendimin menjëherë pas zgjedhjeve, por ne i kemi thënë se nuk është koha për shkak të procesit të Hagës, dhe e ka shty”, ka thënë ai

