Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka shprehur shqetësimin e tij për drejtimin që po merr futbolli modern, duke theksuar se vëmendja po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt transferimeve të shtrenjta, në vend të zhvillimit të talenteve nga akademitë.
Sipas teknikut spanjoll, ky trend po dëmton thelbin e lojës dhe filozofinë e ndërtimit afatgjatë të skuadrave.
“Futbolli modern ndonjëherë më trishton. Sot fokusi shpesh është te emrat e mëdhenj dhe jo te akademitë. Pse të blesh një sulmues për 50 milionë paund, kur një tjetër po pret te skuadra e të rinjve?”, u shpreh Guardiola.
Guardiola është një nga trajnerët që tradicionalisht ka promovuar lojtarë të rinj dhe ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e investimit në akademi, duke e konsideruar atë si një bazë thelbësore për suksesin afatgjatë të klubeve

