Manipulimi me vota, Prokuroria në Gjilan: Po vazhdon intervistimi i të dyshuarve, në Viti dallimi më i madh në rezultat

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se sot policia ka intervistuar disa të dyshuar për manipulim të rezultateve. Bëhet fjalë për komunën e Vitisë, meqë sipas prokurorisë në këtë komunë ka pasur ëm shumë ndryshime në rezultat pas rinumërimit.

Prokuroria thotë se intervistimet po vazhdojnë.

banner

 “Me datë 03.02.2026 kemi autorizuar policinë për intervistimin e të dyshuarve, fillimisht në Komunën e Vitisë, me që në këtë komunë ka pasur më tepër ndryshim në rezultat sipas rinumërimit, në krahasim me komunën e Gjilanit, Kamenicës, Novobërdës, Ranillugut, Parteshit, për të cilat intervistimet  e të dyshuarve janë duke vazhduar akoma.”

Prokuroria shton se në rajonin e Gjilanit nuk është vërejtur ndonjë dallim i theksuar në vota, vetëm një kandidat ka minus 145 vota pas rinumërimit.

Tutje thuhet se prokuroria do të vazhdojë me hetime në procedurë të rregullt deri në intervistimin e të gjithë të dyshuarve në të gjitha komunat.

“Ju njoftojmë se në territorin, kompetencë e së cilës është Prokuroria Themelore në Gjilan, nuk është ndonjë dallim i theksuar nga rezultati i publikuar më parë në krahasim me rezultatin pas rinumërimit të votave (vlen të theksohet se vetëm një kandidat rezulton  me -145 vota pas rinumërimit dhe të gjithë të tjerët janë nën këtë shifër) siç ka rezultuar në  komunat e tjera të Republikës së Kosovës, andaj Prokuroria Themelore në Gjilan do të vazhdojë me hetime në procedurë të rregullt, deri në intervistimin e të gjithë të dyshuarve në gjitha komunat, përveq nëse paraqitet ndonjë rrethanë tjetër.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy