Arsenal e eliminon Chelsean dhe shkon në finalen e Kupës

by Nexhat

Arsenal është kualifikuar në finalen e Carabao Cup, pasi e ka mposhtur Chelsea me rezultat 1-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Ndeshja ka qenë e baraspeshuar dhe me pak raste të pastra shënimi, ndërsa të dyja skuadrat kanë treguar kujdes të madh.

banner

Chelsea ka tentuar të barazojë rezultatin e përgjithshëm në pjesën e dytë, por pa sukses.

Goli vendimtar ka ardhur në minutat shtesë, kur Kai Havertz ka shënuar pas një kundërsulmi të shpejtë, duke i dhënë Arsenal fitoren dhe kualifikimin në finale. Për Arsenalin, kjo ka qenë finalja e parë e një kupe që nga viti 2020

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy