Peja mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”

by informim peje

Komuna e Pejës ka bërë të ditur se mbështet marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, ka pritur në takim përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, znj. Eliza Hoxha dhe z. Ismail Tasholli. Gjatë këtij takimi, Kryetari Muhaxheri ka shprehur përkrahjen e tij për organizimin e marshit, i cili do të fillojë nga ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

banner

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër” prezantuan aktivitetet dhe angazhimet e tyre në kuadër të nismave për drejtësi dhe llogaridhënie, duke theksuar rëndësinë e ndarjes së drejtësisë nga ndikimet politike.

Ata, po ashtu, shprehën mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga Komuna e Pejës, duke vlerësuar përkrahjen institucionale si të rëndësishme për fuqizimin e zërit qytetar dhe kauzave që promovojnë drejtësinë dhe barazinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy