Vendoset pllaka përkujtimore për viktimat e “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë

by Nexhat

Sot është vendosur një pllakë përkujtimore e viktimave të natës së tmerrit që ndodhi 26 vjet më parë mes 3 dhe 4 shkurtit të 2000.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka thënë se kjo u bë me qëllimin që duhet të mos harrohet sakrifica dhe gjaku i derdhur i shqiptarëve edhe pas çlirimit të Kosovës dhe prezencës së KFOR-it në Kosovë.

banner

“Bashkë me deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ekzekutivin e Komunës së Mitrovicës, në kujtim dhe nderim të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ku janë vrarë 10 qytetarë shqiptarë, janë plagosur 25 dhe janë dëbuar rreth 12 mijë qytetarë shqiptarë të pjesës veriore nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe pasuesve të tij. Ne e pamë të rrugës që në kujtim të tyre të shpalosim këtë pllakë, për shkak se duhet të jetë e paharruar sakrifica dhe gjaku i derdhur i qytetarëve shqiptarë edhe pas çlirimit të Kosovës dhe prezencës së KFOR-it në Kosovë. Ata u vranë, civilë të pafajshëm, dhe fatkeqësisht edhe ato dy netë të pambrojtur, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë dhe ishin rikthyer në shtëpitë, banesat dhe pronat e tyre”, tha ai.

Ai ka nënvizuar se mesazhi që duan të çojnë është se për lirinë e Kosovës, gjak u dha edhe pas çlirimit të saj.

“Ne sot në pjesën e urës së re, për këmbësor që i kontribuon paqes dhe stabilitetit dhe frymimit më të lirë të Mitrovicës, dëshirojmë që të kemi edhe një mesazh të përçojmë për të gjithë gjeneratat që vijnë, që liria e Kosovës, po edhe pjesa e normalitetit në veri, fatkeqësisht edhe pas çlirimit të Kosovës, është dashur që të derdhet gjak nga qytetarë civilë, të pafajshëm, të pambrojtur, duke përfshirë edhe pleq edhe fëmijë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy